Home KRYESORE Video/I digjet makina, reagon gjyqtari në Shkodër: Nuk i trembem askujt!

Video/I digjet makina, reagon gjyqtari në Shkodër: Nuk i trembem askujt!

Gjatë mbrëmjes që lamë pas është djegur tërësisht në Shkodër makina e gjyqtarit Andri Ymeri.

Ende nuk dihet se cilët kanë qenë personat që i kanë vënë zjarrin makinës së tij, ndërkohë që gjyqtari ka reaguar duke thënë se djegia e makinës së tij ka ndodhur për shkak të detyrës.

Ymeri ka theksuar se nuk i trembet askujt dhe nëse zjarrëvënia  është vënë për shkak të detyrës nuk do të mund t’i bëjnë presion.

“Çdo gjë është për shkak të detyrës. Kushdo që ndodhet pas zjarrëvënies nuk i trembem edhe pse jam i shqetësuar. Jam shprehur në polici për çdo gjë dhe gjykatësi duhet të jetë i rezervuar në ato që publikon. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se më bëjnë presion për shkak të detyrës”,-është shprehur ai.

Makina e gjyqtarit, Ymeri një mjet tip Benz është djegur gjatë mbrëmjes të së dielës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër nga dy persona ende të paindetifikuar./Opinion.al

Share: