Home KRYESORE “Videoja po përgatitet”, Meta akuza Dvoranit: I vetmi përgjegjës për…

“Videoja po përgatitet”, Meta akuza Dvoranit: I vetmi përgjegjës për…

Presidenti Ilir Meta e ka reaguar përsëri në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka deklaruar se është skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Presidenti ka hedhur akuza në adresë të kreu të KED, Ardian Dvorani, duke thënë se është i vetmi përgjegjës për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, ai ka pralajmëruar Dovranin duke thënë se provat po shtohen çdo ditë e më shumë dhe se videoja për të vërtetuar akuzat është duke u përgatitur.

Reagimi Ilir Metës

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!/ Opinion.al

Share: