Home KRYESORE Von der Leyen kundërshton Macron mbi pranimin e Ballkanit në BE: Duhet...

Von der Leyen kundërshton Macron mbi pranimin e Ballkanit në BE: Duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë, të fillojmë bisedimet

Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, ka dalë në mbështetje të bisedimeve të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, në një veprim që është në linjë të kundërt me kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Emmanuel Macron për zgjerimin e bllokut, shkruan Financial Times.

Duke folur në Berlin të Premten, Zonja von der Leyen tha që Evropa “kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, [dhe] ata i kanë përmbushur të gjitha”. “Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit,” shtoi ajo.

Ish ministrja gjermane e mbrojtjes, emërimi i të cilës për komision u shty nga Z. Macron, tha që ishte në interesin e BE për t’i ofruar Ballkanit Perëndimor një perspektivë evropiane. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, ose Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”, paralajmëroi ajo.

Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE që bllokoi bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut muajin e kaluar në një samit të BE. Ai gjithashtu udhëhoqi një grup të vogël shtetesh, përfshirë Hollandën dhe Danimarkën për të kundërshtuar Shqipërinë, që po negocionte bisedimet e pranimit në bllok.

Në një intervistë me “The Economist”, të publikuar të enjten, presidenti francez tha se blloku e kishte të nevojshëm të reformonte procedurat e anëtarësimit të tij, për të cilat ai tha se “nuk ishin më të përshtatshme për qëllimin”.

“Unë nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë Bashkimin Evropian në vetvete,” tha ai në intervistë. “Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.”

Komentet e ashpra publike të Macron për Nato dhe Ballkanin kanë shkaktuar shqetësime në Berlin. Angela Merkel, kancelarja gjermane, të enjten kritikoi “fjalët drastike” të liderit francez kundër aleancës transatlantike, duke shtuar: “Ky nuk është këndvështrimi im për bashkëpunimin brenda Nato”.

Duke folur pas takimit me zonjën von der Leyen, të Premten, Zonja Merkel përsëriti përkrahjen e saj për bisedimet e pranimit, duke thënë se ajo e konsideronte atë “jashtëzakonisht të rëndësishëm, për interesa strategjike evropiane, që këto vende të mos humbasin shpresën se një ditë mund të anëtarësohen në BE” .

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të ndihmonte gjithashtu bllokun për të trajtuar çështjen problematike të migracionit, i cili do të jetë një nga temat kryesore me të cilat përballet Komisioni Evropian i zonjës von der Leyen, shtoi znj. Merkel.

Në fjalën e saj në Berlin, Zonja von der Leyen tha që krerët e qeverive të BE kishin paraqitur mundësinë e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor që prej vitit 2003. “Thelbi në atë kohë ishte të ankoronte idenë evropiane të paqes në rajon, i cili 20 vjet më parë ishte tronditur nga konflikte të përgjakshme. ”

“Dhe historia e BE që nga viti 1989 ka dëshmuar se sa vlen kur bashkimi ynë hap zemrën,” tha ajo./Monitor

Share: