Home KRYESORE Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja pas atentatit: Nuk jam unë shënjestra

Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja pas atentatit: Nuk jam unë shënjestra

Prokurori Arian Ndoja ka deklaruar se nuk mund të ketë qenë ai shënjestra e atentatit pasi mund ta kishin qëlluar në vende të tjera dhe jo pikërisht në autostradë.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, ka pohuar prokurori.

Ai ka thënë gjithashtu se para atentatit ka qenë në një restorant ku më pas kanë ardhur Landi Muharremi dhe një person tjetër.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës” ka dëshmuar Ndoja. /Opinion.al

Share: