Home KRYESORE Atentati ndaj Prokurorit Ndoji, prova të reja që përfshijnë Redjan Rrajën

Atentati ndaj Prokurorit Ndoji, prova të reja që përfshijnë Redjan Rrajën

Prova të reja të siguruara nga Prokuroria kanë dalë lidhur me përfshirjen e Redjan Rrajës, I cili aktualisht është i arrestuar pas atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoji.

Bëhet e ditur se Prokuroria zotëron ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. ADN e përftuar nga në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Mbi Rrajën rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ai ka rënë në prangat e policisë si një nga autorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose siç njohet ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndalimi i tij është bërënë Shkodër , në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërkohë që Rraja po tentonte të largohej drejt Malit të Zi, ndërkohë që iu zbuluan gjurmët e gishtërinjve, në makinën e gjetur nga policia pas atentatit./Opinion.al/

Share: