Home KRYESORE Basha nga Teatri: Tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit rrëzoi shtetin

Basha nga Teatri: Tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit rrëzoi shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha e cilësoi shtetin si të rrëzuar por jo nga tërmeti natyror por nga ai që ai e quajtur “tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit”.

Gjatë një vizite në Teatrin Kombëtar i cili gjatë kësaj gjendjeje emergjence ka shërbyer edhe si pikë grumbullimi të ndihmave për personat e prekur nga tërmeti, Basha shprehu falënderimin për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit duke i thënë se ndihma e tyre “ka bërë diferencën”.

Ai nënvizoi se teatri që u tha se do të rrëzohej i rezistoi tërmetit por “për fat të keq tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit ka rrëzuar shtetin prej kartoni” shtoi Basha.

“Teatri dhe Astiri monument rezistence dhe solidariteti” tha ndër të tjera kreu demokrat.

Që në momentet e para të gjendjes së jashtëzakonshme që krijoi tërmeti, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë një nga grupet që ka mbështetur me ndihma qytetarët në nevojë. /Opinion.al

Share: