Home KRYESORE Dyshime për spiunazh/ Arrestohet në Kosovë një nga njerëzit e besuar të...

Dyshime për spiunazh/ Arrestohet në Kosovë një nga njerëzit e besuar të Putin (VIDEO)

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Kondrashov është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës pasi u pa dukë bërë regjistrime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi të tjera ushtarako policore.

Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka pasur qëllime që të mbledhë informacione të ndjeshme, që mund ta dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.

Share: