Home Gjeo-Ekonomia EKONOMIA SHQIPTARE DREJT VITIT 2020

EKONOMIA SHQIPTARE DREJT VITIT 2020

Nga Dr. Enriko Ceko, Senator Word Business Angels Investments Forum

Prej kohësh në çdo fund viti, në hapsirën e Revistës Elektronike Përqasje shkruaj për ekonominë e Shqipërisë për vitin që vjen. Edhe këtë vit po shkruaj për anët e forta dhe anët e dobëta të ekonomisëshqiptare dhe për mundësitë dhe kërcënimet që dalin përpara përgjatënjë periudhe një vjeçare.

Për vitin 2020 ekonomia shqiptare si anë të forta ka aftësinësipërmarrëse të shqiptarëve dhe dëshirën që kanë shqiptarët për konsum. Këto dy anë të forta kanë qenë dy akset themelore mbi tëcilat është mbështetur ekonomia shqiptare e pothuajse 30 viteve tëfundit.

Aftësia sipërmarrëse është një nga faktorët më të rëndësishëm tëprodhimit, por ky faktor prodhimi duhet që të kombinohet me faktorët e tjerë të prodhimit, tokën, punën, kapitalin dhe inovimin teknologjik, që janë katër faktorët e tjerë të prodhimit.

Faktikisht, toka si një ndër faktorët më problematikë të prodhimit është ende e pashfrytëzuar në Shqipëri. Afërsisht 300.000 hektarëtokë bujqësore nga rreth 700.000 hektarë tokë bujqësore që ka Shqipëria, mbetet ende e papunuar. Kemi rreth 10 miliardë Euro kursime të qytetarëve në banka që ende nuk jepen kredi në atë sasi dhe cilësi që dëshëron komuniteti i biznesit dhe qytetarët. Një pjesë e mirë e forcave të punës, kryesisht të moshës më aktive 25 – 45 vjeç ikin në emigracion. Inovimi teknologjik nuk shfrytëzohet si duhet për shkak të mundësive të pakta që kanë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri.

Në lidhje me dëshirën e qytetarëve shqiptarë për konsum duhet theksuar se për këto 30 vitet e fundit forca kryesore lëvizëse e ekonomisë shqiptare ka qenë konsumi. Kjo sepse meqë qytetarët shqiptarë dolën mjaft të varfër nga regjimi i kaluar dhe pothuajse pa pronë individuale dhe familjare, gjë që nxit individin dhe familjet tëinvestojnë për pronën e tyre dhe plotësimin e nevojave, dëshirave dhe kënaqësive që ata kanë.

Më tej duhet theksuar se në 5 – 6 vitet e fundit konfidenca dhe besueshmëria e konsumatorit shqiptar pr sektorët kryesorë si ndërtimi, bujqësia, tregtia me shumicë dhe pakicë është në rënie dhe kjo për shkak të çmimeve dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve qëofrohen në tregun vendas. 

Një nga aspektet kryesore të ekonomisë shqiptare ka qenë dhe mbetet integrimi i saj në rajon dhe më gjerë, gjë që mbetet ende një nga anët më të dobëta. Pikëpamja ime personale është se Shqipëria në aspektin politik, ekonomik, social, mjedisor, kulturor, sportive, ligjor, etj, duhet të shikojë në radhë të parë bashkëpunimin midis shqiptarëve në rajon dhe më gjerë dhe pastaj të shikojë inskenimet ende të papjekura për bashkëpunim gjysëmballkanik. Në këtë aspekt, nuk ka asgjë të keqe tëbashkëpunosh me vendet e gjysmërajonit, por kjo në një kuadër më tëgjerë, sepse përpara e të bëhen përpjekje për bashkëpunim tëpjesëshëm ballkanik, duhet bërë një integrim i të tërë Ballkanit, dhe ky bashkëpunim i të tërë Gadishullit të Ballkanit mund dhe duhet tëbëhet në një kuadër më të gjerë, që është bashkëpunimi i Evropës Juglindore dhe bashkëpunimi i vendeve të Mesdheut, ku Shqipëria është pjesë natyrale integrale. Dhe më tej, kryesor si objektiv është bashkëpunimi në kuadër të integrimit evropian dhe jo ai rajonal.

Një anë tjetër e dobët për ekonominë shqiptare është ekzistenca e njështrese manaxheriale tërësisht e korruptuar, kryesisht në administratn publike. Nëse analizojmë me kujdes atë që ka ndodhur me shtresën manaxheriale në Shqipëri, duhet theksuar se në fillim të viteve 1990, u bë një përpjekje për krijimin e një shtrese manaxheriale mbi bazën e kurrikulave moderne dhe të përmirësuara të fakulteteve ekonomike nëuniversitetet publike shqiptare. Por, tashmë, me pamundësinë e zhvillimit të kësaj shtrese manaxheriale dhe me nivelin e lartë tëtaksimit për të ardhurat personale, shtresa manaxheriale shqiptare e pa motivuar, është zhytur tërësisht në një korrupsion të thellë, nga i cili e ka shumë të vështirë të dalë për periudhën afatshkurtër. Kjo kërkon që të rifillojmë edhe një herë nga e para krijimin e një shtrese të re manaxheriale, për të cilën duhet të kemi kujdes që të mos korruptohet dhe të krijojë vazhdimësi.

Ekonomia shqiptare e ka një mundësi të artë që të shfrytëzojë atë qënë gjuhën ekonomike quhet “momentum”. Imagjinoni një tren. Nëfillim treni ecën ngadalë dhe shpenzon shumë energji për të marrëshpejtësi. Më tej treni ecën me shpejtësi të lartë, por nuk shpenzon shumë energji sepse e ka fituar dhe një pjesë të mirë të shpejtësisë e ruan për shkak të inercisë. Më tej kur është afër stacionit ku do ndalojë, treni përpiqet që të ulë shpejtësinë që të ndalojë në stacionin e përcaktuar. Kështu është edhe momentumi. Varet se në cilën shpejtësi është ekonomia. Prej vitesh kemi shpenzuar shumë energji dhe ende nuk e kemi arritur atë gjendje ku ekonomia shqiptare të ecëpër inerci, dhe më tej të gjejmë korsinë e duhur për të shkuar në atëstacion që duam të ndalojmë dhe më tej të rifillojmë përsëri. Mundësia e artë për të shfrytëzuar momentumim ku ndodhemi ështëqë të orintojmë ekonominë shqiptare në korsinë e duhur në mënyrë qëtë shfrytëzojmë së më mirë shpejtësinë që do fitojmë gradualisht. 

Ndër kërcënimet kryesore të ekonoisë shqiptare mund të përmendim ngadalësimin e ritmeve ekonomike në kontinent dhe mungesën e avantazheve konkurruese të ekonomisë shqiptare përballë ekonomive rajonale dhe më gjerë. Është e pamundur për një fermer shqiptare tëkonkurrojë me një a dy hektarë tokë dhe me një a dy lopë me fermerin maqedonas apo polak e jo më me fermerin danez apo gjerman. Ështëe pamundur për një firmë të vogël dhe të mesme shqiptare të jetë konkurruese me firmat e vogla dhe të mesme ballkanase dhe evropiane. Mungesa e avantazheve konkurruese vjen për shumë arsye, por kryesisht për shkak të sistemi fiskal të papërshtatshëm.

Për të vënë në shinat e duhura makinën ekonomike shqiptare, që ajo të fitojë shpejtësinë që i duhet, për të vënë në lëvizje të tëra ingranazhet e saj përbërëse dhe të vendosim në këtë makinë ekonomike edhe ingranazhe të tjera të reja, duhet që të ndërtojmë një buxhet shteti që të jetë në funksion të jetës së qytetarëve të këtij vendi. 

Gjithashtu, për të vënë në shinat e duhura këtë makinë ekonomike duhet që të kemi institucione që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Për të patur një makinë ekonomike që ecën në shinat e duhura duhet që legjislacioni të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Nëse përgjatë vitit 2020 do jemi në gjendje që t’u kthejmë qytetarëve buxhetin e shtetit, institucionet dhe legjislacionin, atëhere mund të bëjmë hamendësime që makina ekonomike shqiptare ndoshta do të mund të vihet në funksionim, por për këtë duhet një shtresë manaxheriale e aftë dhe e pa korruptueshme.

E tërë historia botërore deri më sot ka treguar se rënia e ritmeve tëzhvillimeve ekonomike ka ardhur pothuajse në të tëra rastet për shkak të korrupsionit të shtresës manaxheriale dhe mungesës së orientimit të ekonomisë me anë të politikave të përshtatshme.  

Share: