Home KRYESORE Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta paraqitet sot në Prokurori

Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta paraqitet sot në Prokurori

Presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Burime nga presidenca bëjnë të ditur se Meta do të pyetet në lidhje me kallëzimin penal të bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Më 19 nëntor, Presidenti firmosi kallëzimin penal ndaj Dvoranit të cilin ai e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.

Përplasja e Presidentit dhe kreut të KED erdhi pas procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës , KED është përpjekur ti marrë atij kompetencën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke I dërguar njëherësh dy lista me kandidatë, pa respektuar sipas tij radhën e parashikuar në Kushtetutë.

Nga ana e tij Dvorani ka mohuar akuzat dhe ka thënë se Presidenti po ushtron një të drejtë që Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. /Opinion.al

Share: