Kongresi Botëror i Hebrenjve qendron pranë Shqipërisë pas tërmetit shkatrimtar, kështu shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtare. “Hebrenjtë në mbarë botën u trishtuan shumë kur mësuan për tragjedinë e tmerrshme që ka rënë në Shqipëri”.
Nga Izraeli Sot - 27/11/2019 22:29
Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someone
Kongresi Botëror i Hebrenjve (WJC – World Jewish Congress) qendron pranë Shqipërisë pas tërmetit shkatrimtar, kështu shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtare.
“Të martën, 26 nëntor, qytetet bregdetare në Shqipëri u goditën nga një tërmet me madhësi 6.4, më i keqi i vendit në dekada. Përafërsisht 650 njerëz raportohen të plagosur dhe të paktën 26 janë konfirmuar të vrarë.
Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Grupin Izraeli dhe Shqiptaret
Hebrenjtë në mbarë botën u trishtuan shumë kur mësuan për tragjedinë e tmerrshme që ka rënë në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje komuniteteve hebraike të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar në zbutjen e vuajtjeve të shqiptarëve. Jemi të kënaqur që Izraeli është përgjigjur duke dërguar një ekip shpëtimi dhe shpresojmë dhe lutemi për suksesin e këtij misioni dhe të gjithë të tjerëve që kanë arritur në skenën e katastrofës”.
Burimi: World Jewish Congress