Arben Kraja është prokurori i cili do të drejtojë Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SAPK).
Kraja arriti të triumfojë mbi dy kandidatët e tjerë Altin Dumani dhe Edvin Kondili, duke marrë 6 vota pro. Votimi është bërë nga anëtarët dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Kraja mori votat e Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.
Ndërkohë Altin Dumani, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë nuk arriti të marrë më shumë se 4 vota nga 6 që duheshin minimalisht. Pro tij votuan Bazaj, Dollapi, Besnik Cani dhe Esmeralda Cani./ Opinion.al