Home KRYESORE Pas eksperiencash ne Itali, Zvicer, Danimarke e Dubai, docent i Picerisë ne...

Pas eksperiencash ne Itali, Zvicer, Danimarke e Dubai, docent i Picerisë ne Institutin Kulinar Neranxi

Dikush me pat thëne “ushqimi do kripen, piperin por dhe pak nga zemra qe te këtë atë shijen unike” na thotë Bekim Kryeziu, ose docenti i ri kurseve te Picerisë ne Institutin Kulinar Neranxi.

Kur e pyesim se si është lidhur me artin e shijes se brumit dhe perpunimit te tij me erëza e salca ai na thotë se gjate dhe pas përfundimit te arsimit te mesëm te përgjithshëm gjate viteve 1992-1996 ne qytetin e Durrësit, ai kish punuar si bukëpjekës dhe me vone, gjate periudhe 1996-1997 kur u thirr nen arme për te kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe aty pata fatin e mire qe te punoj ne kuzhine për ti shërbyer shokëve si kuzhinier dhe lidhur fort me pasionin e artit te gatimit.

Me pas na tregon bekimi – Gjate qëndrimit ne Itali kam punuar si bukëpjekës dhe me pas si pizzaiolo ku gjithashtu mësova dhe shijen Italiane te ushqimit. Sipas meje nqs doni ushqim me shume se te mire, duhet te hyni ne shtepite e Italianeve .

Ne fakt, Bekim Kryeziu pervec Italisë, kam pasur fatin e mire te punoje ne shume shtete te tjera përqark globit. Ne Evrope ne Zvicer, Islande Danimarke ka pasur disa eksperienca. Ne Lindjen e Mesme, ne Dubai ku dhe ka qene pjese e skuadrave pune përgatitore për hapjen e disa restoranteve te suksesshme dhe resorteve de Lux me detyre si Head Chef ose Sous Chef.

“Duke punuar për kompaninë qe me rekrutoi – na tregon Bekim Kryeziu – kam pasur fatin e mire qe te trajnohem dhe si menaxher i mire për administrimin e kuzhinës si dhe gjithashtu te bej pune shtese duke asistuar hapjen e restoranteve ne portofolin e kompanisë ne Iran , Oman, Katar etj. Nuk duhet harruar edhe eksperiencë ne Vietnam, apo atë ne Australi. Udhëtime plot me eksperienca te shijshme te bukura te paharrueshme dhe miqësi te reja.”

Se fundmi ai është bere pjese stafit mësimdhënës te Institutit Kulinar Neranxi me i madhi ne Shqipëri dhe jep lenden e Pizzaiolit e drejton keto kurse.

“Tju them te drejtën ndihem mire, i mirëpritur i vlerësuar nga koleget dhe nxenesit dhe me mundësi per tu rritur. – vazhdon Bekim Kryeziu te na tregoje – Pjese klasave ku unë jap mësim kam një shtrirje moshe nga 15 vjec deri ne 45 vjec, pjese e biznesit apo nxenes shkolle dhe është bukur kur ti i sheh te gjitha këto mosha sa mire ndërveprojnë për te mësuar sa me shume, por dhe për sa te interesuar janë për skuadrën ku bejne pjese.

Këtu gjej rastin te falënderoj skuadrën e IKN dhe presidentin e saj z. Nikollaq Neranxi për këto mundësi qe na jep.” – perfundon Kryeziu.

Share: