Home KRYESORE Pas tërmetit, ku do të ndërtohen lagjet e reja në Tiranë

Pas tërmetit, ku do të ndërtohen lagjet e reja në Tiranë

Në zonën e njohur si ish-Uzina e Autotraktorëve në Shkozë, është piketuar të ndërtohet një nga 3 lagjet e reja të Tiranës, ku do të zhvendosen familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas planit të bërë të ditur nga Kryeministri Edi Rama, lagjet e tjera do të ndërtohen në Kombinat dhe tek blloku “5 Maji” pranë lumit të Tiranës, që janë zonat më shumë dëme nga tërmeti.

Objektivi afatgjatë përfshin ndërtimin e 10 mijë apartamenteve dhe ai afatshkurtër 5 mijë. Sipas inxhinieres Luljeta Bozo, edhe pse këto janë zona të ndjeshme nga tërmetet në kryeqytet, rëndësi ka që të zbatohen standardet e ndërtimit.

“Kudo mund të ndërtohet, mjafton që cilësia e punimeve të jetë e mirë. Edhe në kënetë mund të ndërtohet, vetëm në grykë të vullkanit jo”.

Veç Tiranës, dy lagje të reja janë planifikuar të ndërtohen në Durrës dhe në Laç. Ndërkohë qeveria po përgatit një fond prej afro 20 miliardë Lekësh nga të ardhurat buxhetore dhe nga donacionet e ndryshme./ Burimi: TV KLAN

Share: