Home Gjeo-Ekonomia Shengeni Ballkanik, Gjukanoviç: Takimi i radhës do të organizohet në Mal të...

Shengeni Ballkanik, Gjukanoviç: Takimi i radhës do të organizohet në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç u shpreh gjatë konferencës për shtyp në samitin për Shengenin Ballkanik se do të solidarozohen me Shqipërinë për situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit. Gjukanoviç tha se takimi i radhës për këtë projekt do të mbahet në Malin e Zi.

“Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama për mikpritjen e tij të mrekullueshme. Për fat të keq ne i pamë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore në Durrës. Unë dua të theksoj solidaritetin dhe miqësinë me këto situata të ngjashme, pasi edhe Mali I Zi e ka kaluar një situatë të tillë dhe e di ë do të thotë ndihma e fqinjëve.

Dhe ne jemi të angazhuar në solidaritetin me Shqipërinë dhe mbështetjen tonë. Kjo nismë është gjithpërrfshirëse, pjesë përbërsë e të gjitha atyre që u thanë.Mali i Zi është shumë i angazhuar në bashkëpunimin rajonal. Mali i Zi do të organizojë takimin e ardhshëm”, u shpreh Gjukanoviç.

Share: