Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca , bashkë me organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Bankën Botërore takuan sot ministrin Bledi Çuçi.
Qëllimi i këtij takimi ishte rikuperimi i dëmeve që shkaktoi tërmeti tragjik në i 26 nëntorit.
“Sot, bashkë me organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Bankën Botërore takuam ministrin Bledi Çuçi, për të nisur menjëherë përgatitjen e vlerësimit të nevojave që la pas tërmeti në Shqipëri. Vlerësimi i objekteve dhe konferenca e donatorëve janë një kusht thelbësor në procesin e rindërtimit’, shkruan Soreca në Twtter./CNA.al