Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Manastirliu teksa e njohur me situatën, bëri me dije se përveç Kardiologjisë, dëme ka pasur dhe në repartin e djegieve plastike, si dhe në kat të Pediatrisë.
Ndërkohë, Rama ndau me të gjithë një lajm të mirë, pasi sipas tij qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike, që kanë kosto të ulët. Rama tha se përveç shtëpive, të prekura nga tërmeti, po shihet mundësia që kjo kompani të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.
“Suvatë, çe pyet, shto ujë e shto miell. Tenderat, tenderat. Muri nuk ka asnjë lidhje me qëndrueshmërinë. Por kur prishet mund të jetë i rrezikshme. Edhe në rast tërmeti me kartonxhes është e padëmshme kur bie. Dhe kostoja është me e lirë. Ne do të bëjmë një negocim, dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një super marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thash që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)