Pak ditë më parë, e reja Rezarta Xibrraku humbin jetën në rrethana misterioze në Librazhd, ndërsa deri më tani ende nuk ka një version zyrtar për vdekjen e saj.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, kanë folur familjarët e Rezartës. Nëna e së resë këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.
Ajo ka fajësuar familjarët e Olsi Hajdarit, me të cilin, Rezarta Xibrraku kishte vetëm pak ditë që ishte martuar.
“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku.
Ndërkohë, vëllai i Rezarta Xibrraku deklaron se nuk pranon që familjarët e dhëndërit të shkojnë për ngushëllim, duke fajësuar ata për vdekjen e së motrës.
“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku./ Opinion.al