Home KRYESORE ‘Vendet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha’, Izraeli poston videomesazhin...

‘Vendet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha’, Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë

Në një postim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihme për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.

Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.

Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

Please follow and like us:

Share: