Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.
Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë. Teksa e cilëson këtë rast si shumë të rëndë, Hoxha deklaron se objektivi i tij nuk është Lefter Alla, por fenomenin se si janë futur politik persona të inkriminuar.
“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha./ Opinion.al
Më herët, vetë krybashkiaku, Alla ka reaguar duke mohuar gjithçka: “Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”. deklaron kryebashkiaku i Bulqizës në një prononcim për Neës24 teksa shtoi se “video është e montuar, po më sulmojnë politikisht”./ Opinion.al