Një gjë e çuditshme, nga ato që zor se ndodhin edhe në portalet shqiptare të dorës së dytë ka ngjarë me tabloidin gjerman Bild. Gazeta gjermane e ka fshire disa orë pas botimit artikullin për financimin e fshehte në llogari te PD-se dhe kryedemokratit Basha.
Artikulli që u njoftua nje dite me pare nga kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, bënte një analizë të gjatë ku pretendohej se paratë e paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Por, sot shkrimi i publikuar nuk gjendet me ne gazeten gjermane, e cila e ka fshirë. Po te kerkosh per shkrimin ne fjale, faqja nuk hapet dhe ajo të dërgon drejt e në ballinën kryesore të gazetës.