Home KRYESORE Cilës kohë vrasjesh i referohesh ti Rudinë? -duke dëgjuar në TV...

Cilës kohë vrasjesh i referohesh ti Rudinë? -duke dëgjuar në TV gazetaren Xhunga.

Nga Ylli Dylgjeri

Sa i përket vrasjes së biznesmenit në Rrëshen, apo vrasjes së biznesmenit në Tropojë, gazetarja deklaron se “janë vrasje të përgatitura nga një kohë tjetër”. “Vrasje ka, ndodhin në çdo kohë. Vrasja që ndodhi dje në Bajram Curri nuk ndodhi dje, dje u tërhoq këmbëza. Janë vrasje të përgatitura nga një kohë tjetër”-u shpreh gazetarja Xhunga.

Po ta kthej qysh në krye gazetare: Gabohesh!
Ose, ja fut kot fare! Vrasje në këtë vend po ndodhin çdo ditë… Edhe herë tjetër ke marrë përsipër të shkruash apo të ftosh në studio Komisarë policie që “janë dalluar” për luftën kundër krimit! Ndërkohë, komisarët, janë larguar nga detyra se kanë rrahur kolegët! Sërisht ke gabuar Rudinë!
Shqipëria sot njihet botërisht për ndikimin e krimit në çdo qelizë të shoqërisë.
Janë ngjarje të kohe tjetër- thua Ti!!!
Të kujt kohe? Të kohës PD-së? Të kohës PS+LSI apo vetëm të kohës PS-së?
Ja çfarë raportonte shtypi dhe INSTAT për vitin e shkuar:
Rritet kriminaliteti në vend, 30 vrasje në katër muajt e parë të vitit 2019 (05/05/2019)

Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend.
Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.
Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes, por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze.
Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekzekutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.
Rritja e krimit në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT nëpërmjet publikimit të statistikave vjetore për vitin 2018.
Sipas raportit për vitin e shkuar janë rreth 35 mijë vepra penale, me rritje 0.4% krahasuar me 2017.
Sipas INSTAT, në 2018 janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119 që ishin në vitin 2017, ndërsa vihet në dukje dhe numri i lartë i vjedhjeve të banesave dhe biznesve.
Këto janë shifra zyrtare Rudina. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk je më gazetare e “Zërit të Popullit”! Ndaj kur del në media, mos u kujdes vetëm për lukun, lexo edhe ndonjë statistikë, ose rri aty ku dallon te letërsia rozë.
Po vazhdove kështu pastaj, do të ngatërojmë me Rudina…Hajdarin.

Share: