Dua të të shoh në sy.
Të të them sa më mungon.
Të marr frymë në ajrin tënd.
Të përhumbem në misterin e prekjes sate.
Të vesh hapat e tu si këpucë,
e të shkel distancën që na ndan.
Lutem të përkëdhelësh demonët e mi.
Të më fashitësh angështinë.
Me ëndrrat e mia, të thurësh një përrallë.
Por ti kridhesh në emocione të ngrira.
Sheh qiej të tjerë dhe ngushëllohesh.