Home KRYESORE Është koha për veprim!

Është koha për veprim!

Nga Ergys Eskiu

Gjatë vitit të kaluar shumë prej analistëve dhe vetë shoqeria shqiptare besonin fort se qeveria socialiste nuk do e mbyllte vitin dhe vendi me gjasë do të shkonte në zgjedhje të parakohëshme në vjeshtë, për t’i dhënë kështu një zgjidhje krizës së rëndë politike në të cilën vendi ka hyrë prej kohësh e sidomos pas djegies së mandatave të opozitës, i cili në mendimin tim, ishte dhe mbetet veprimi i vetëm dhe i duhur që duhej bërë. Vendim i cili edhe pse nuk i dha opozitës fitoren e madhe, të shumë pritur prej shumicës së shqiptarve e bëri atë njësh me publikun. E bëri të shfaqet para të gjithëve pa imunitet, e pambrojtur nga asgjë dhe e pafrikësuar nga çdo gjë. Veprim i cili pranoi dhe tregoi qartë se nuk ka asnjë iluzion, me Ramën kryeministër dhe me atë parlament të mbushur me servil dhe ushtar të bindur të njishit, nuk mund të ulesh në bisedime dhe të marrësh vendime në dobi të shoqerisë shqiptare, në të mirën e popullit dhe të shtetit shqiptar!

Prandaj sot, në këndveshtrimin tim, duket krejt e pakuptimtë pritshmëria dhe ekzaltimi i një gurpimi të vogël populistësh se me ndryshimin e sistemit zgjedhor ne mund të shpëtojmë Shqipërinë dhe t’i japim vendit shpresë për t’u zhvilluar, së paku për tre gjëra:

Së pari nuk është sistemi ai, që deformon njeriun, por njeriu deformon sistemin dhe për rrjedhojë gjërat shkojnë keq. Para së gjithash, lindi njeriu në këtë botë, i cili ndërtoi sistemin sipas interesit të vetë, prandaj përsa kohë që nuk ka vullnet politik, përsa kohë që njeriu i keq është në krye të sistemit, dhe ka zgjedhur grupimin më të keq të mundhsëm, ai do të mund t’a shkatërrojë çdo sistem me pushtetin e vetë politik, financiar e mediatik.

Së dyti në vitet 2008-2013 edhe pse kryetarët ishin të gjithë pushtetshëm, vendi kishte shpresë sepse po hapeshin vende punë, kishte investime të huaja, njerëzit filluan të lëviznin lirshëm në BE, bandat famkeqe ishin vendosur para drejtësisë dhe miti i të fortit ishte zhdukur. Në 2013 njerëzit kishin shpresa tek njeriu i “ri”, apolitiku, tek kontraversi i cili do të mirë qeveriste, do hapte shumë vende pune, do hapte negociatat me BE-n dhe do futse në burg gjithë shkelësit e ligjit. Pak kush shqetësohej për sistemin sepse besonin tek njeriu. Pra, një njeri i mirë, mund të bëj të funksionoj shumë mirë edhe një sistem me probleme, nëse ka dëshirën dhe vullnetin të forcojë institucionet, t’u jap autonomi institucioneve të veprojnë lirshëm e të pandikuar nga influencat politike e financiare.

Së treti, një sistem proporcional kombëtar që na propozohet tani, i pa studiuar aspak dhe i papërshtatshëm me realitetin tonë socio-kulturor do të ishte më i dëmshëm se ky që kemi sot, sepse do të shkonin në parlament vetëm ata që do ishin më të njohurit publikisht, vetëm ata që do kishin shumë para, vetëm ata për të cilët do lobohej më tepër në media, të cilët nuk na garantojnë aspak se janë më të mirët e mundshëm që do të shkojnë në parlament, por që do të mund të ishin potencialisht më të kapurit prej interesave të mëdha financiare. Pra, shkurtimisht nuk do i bindeshin plotësisht kryetarit të partisë, por do i bindeshin padiskutim oligarkut i cili ka lobuar dhe financuar për ata që të reklamohen nëpër media. Ndërkohë që njerëzit që kanë interesa gati të përbashkëta me komunitetin, janë të nohur në komunitet dhe komuniteti beson tek ta, sepse mund të jenë njerëzit më të shquar të qytetit, profesionistët më të mirë të saj, do kishin zero shance të fitonin një vend në parlament sepse ata nuk njihen edhe në qytetet e tjera në të cilat do të votohen për të kapur votat e mjaftueshme në rang kombëtar.

Për mua është e nevojshme të ketë lista të hapura në zonat zgjedhore, të demokratizohen më tepër partitë politike, të bëhen publike burimet e tyre financiare. Ndoshta një sistem mix do ishte më i mirë, por së pari dhe mbi të gjitha është e nevojshme forcimi i institucioneve shqiptare, pa të cilat asnjë sistem nuk na garanton sukses.

-Kthehemi tek ajo që është më e rëndësishme. Si përsonel mjekësor dhe i shëndetit mendor, mua më duhet të lexoj dhe të njoh mirë edhe zhvillimin mendor të fëmijës, mandej adultit dhe për mua është e rëndësishme të njohim edhe njeriun me të cilin do të komunikojmë, negociojmë, njeriun për të cilin do të votojmë ose do të shpresojmë?!

Nisur nga kjo, personalisht nuk pata asnjë ditë iluzionin se Rama kur të vinte në pushtet në 2013 do të bënte mirë. Duke njohur personalitetin e kandidatit për kryeministër, i cili akuzohej vazhdimisht si përdorues i kokainës, unë kurrë nuk mund të kisha iluzionin se Ai, njeriu që konsumon drogë, do luftonte drogën dhe rezultati u pa me kthimin e vendit në “Kolumbin e Europës”. Duke njohur personalitetin e tij si të dhunshëm verbalisht dhe fizikisht ndaj bashkëshorteve të veta dhe njerëzve përreth, për të cilën ai ëshët i akuzuar vazhdimisht nga njerëzit e tij të afërt, unë kurrë nuk kisha shpresën se ky kandidat do luftonte dhunën ndaj grave, fëmijëve e çdokujt tjetër në këtë vend dhe rezultati është dhunimi i deputetëve në parlament, i zonjave që protestojnë kundër shkatërrimit të qytetit dhe përdhunimin sistematik që ai vetë dhe kryetati bashkisë Tiranë u bën fëmijve të Shqipërisë. Duke qenë i akuzuar si 20% i Tiranës dhe katastrofën me ndërtime që i shkaktoi kryeqytetit unë kurrë nuk kisha shpresën se Ai do të mirëmenaxhonte territorin shqiptar apo do luftonte korrupsionin. Duke e njohur si të papërgjegjshëm as opozita, as studentët e askush tjetër nuk mund të pretendoj të hyjë në bisedime me këtë njeri për të rregulluar gjërat në vend.

Kjo nuk është koha që ne të fyejmë inteligjencën tonë dhe gjithë popullin shqiptar sikur kriza e rëndë nuk egziston, sikur jemi në një situatë normale dhe ne kemi luksin të bisedojmë për sistemin zgjedhor!
Sot është koha që ne të bëhemi bashkë kundër një të keqe që ka emrin rilindje. Sot është koha t’i themi ndal të keqes. Sot është koha t’i besojmë konservatorit, familjarit të përkushtuar, njeriut të edukuar dhe paqësor në luftën tonë kundër narkomanin, dhunuesit, të korruptuarit, të papërgjegjshmit.

Sot është koha, që të bëhemi bashkë të shkulim të keqen që ka zënë rrënje thellë dhe po djeg vendin. Të tjerat janë humbje kohe dhe ndihmë për rilindjen.

Share: