Home Gjeo-Ekonomia “Faza e parë”, SHBA-ja dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen

“Faza e parë”, SHBA-ja dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje që synon lehtësimin e luftës tregtare që ka tronditur tregjet dhe ka goditur ekonominë globale.

Duke folur në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump tha se pakti “Faza e parë”, do të jetë “transformues” për ekonominë e SHBA-së.

Ndërkaq zyrtarët e lartë kinezë e quajtën atë marrëveshje të “fitores” që do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve.

Kina është zotuar të rrisë importet e SHBA-së me 200 miliardë dollarë, mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale dhe në këmbim, SHBA-ja ka rënë dakord të përgjysmojë disa nga tarifat e reja që ka vendosur për produktet kineze.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze./Opinion.al

Share: