Home KRYESORE “Harry dhe Meghan po shkatërrojnë Mbretërinë”, babai i Meghan Markle flet për...

“Harry dhe Meghan po shkatërrojnë Mbretërinë”, babai i Meghan Markle flet për herë të parë për krizën Megxit

Babai i Meghan Markle ka folur për herë të parë në lidhje me krizën Megxit, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat ndaj vajzës së tij për sjelljen në Familjen Mbretërore. Në një dokumentar televiziv, Thomas Markle e përshkruan sjelljen e Meghan dhe Harry si ‘të sikletshme’, ndërsa shton se ata po shndërrohen në shpirtrat e humbur.

“Ata po e kthejnë atë (Familjen Mbretërore) në një Walmart me një kurorë. Kjo nuk është vajza që kam rritur”, tha ai. Ndërhyrja e Z. Markle në krizën më të rëndë të monarkisë për një gjeneratë erdhi ndërsa ndihmësit më të mirë të Mbretëreshës përfunduan një marrëveshje për çiftin, të cilët po braktisin si kurorat dhe po largohen nga Britania për të kërkuar pavarësi financiare. Ai rrëfeu se; “Kur u martuan ata morën një detyrim. Detyrimi është që të jenë pjesë e Familjes Mbretërore dhe të përfaqësojnë si të tillë. Dhe do të ishte marrëzi për ata që mos ta bëjnë. Ky është një nga institucionet më të mëdha në mbarë botën. Ata po e shkatërrojnë, po e zbehin atë, nuk duhet ta bëjnë këtë”, theksoi Markle.

Të enjten Harry bëri atë që mund të jetë paraqitja e tij e fundit zyrtare kur ai priti shortin për Kupën Botërore të Rugby League 2021 në Pallatin Buckingham. Marrëveshja e arritur ngriti pyetje se si Harry dhe Meghan synojnë të respektojnë angazhime të tilla si mbrojtës të organizatave të tilla nëse do të kalojnë kohë të konsiderueshme në Kanada. Harry pritet të fluturojë për në Kanada për t’u ribashkuar me gruan dhe djalin e tij brenda disa ditësh.
(BalkanWeb)

Share: