Home KRYESORE Ilir Kadia me djemte e tij, prej shumë kohësh në fb na...

Ilir Kadia me djemte e tij, prej shumë kohësh në fb na mësuan se si e cfarë është dashuria për prindërit.

Nga Rexhep Shahu

Ilir Kadia me djemte e tij, prej shume kohesh ne fb na mesuan se si e cfare eshte dashuria per prinderit, per nenen e babane dhe une e shume si une besoj e falenderojme me te madhe.

Ilir Kadia na mesoi prej shume kohesh ne fb se nuk eshte turp te kesh pleq ne shtepi dhe te kujdesesh per to me mundime natyrisht.

Ilir Kadia ka bere me turp shume njerez qe u kane dhene udhen prinderve, i kane percjelle sa te nje femije sa te tjetri dhe ne fund i kane dorezuar ne inventar te azileve te pleqve.

Ilir Kadia me djemte e tij u bene pasqyre ku shumkujt prej nesh i vjen turp te shihet ne te sepse shumkush prej nesh ndalet dhe i mendon prinderit, i kujton dhe dridhet nga pergjegjesia ndaj tyre.

Ilir Kadia turperoi ata femije prinderish qe me pare paguajne dy e tre fish neper azile se sa te paguajne nje kujdestar dhe ti mbajne prinderit ne shtepine e tyre.

Ilir Kadia dhe djemte e tij nuk u treguan moderne, medeomos moderne, nuk u kujdesen fare per qetesine e rehatine e tyre, por u kujdesen per prinderit, u treguan demode te kohes tone.

Gjithe keto kohe ne fb Ilir Kadia na thoshte perdite duajini prinderit o njerez se jeni prinder dhe do t’u shperblehet me te njejten monedhe, pa asnje dyshim ky eshte borxh do nuk shpeton pa e paguar askush.

Pse i shkruaj keto fjale do te thoni ju miq.
Sepse nuk ka pak dite qe pashe kater femije burra te pasur sa e paguanin si nje kafe nje azil te shtrenjte per babane e tyre. Erdhen dhe e perplasen te dera e nje spitali babane e tyre qe ishte semure ne azil. Dhe iken. E lane vetem.

Ata iknin te shoqeruar nga grate e tyre ndersa baba plak qe lane te dera e spitalit gjemonte e lutej, dua te vdes, dua te vdes, o zot merrma shpirtin… Shume njerez i shpuan me shikime perbuzese djemte e plakut qe e sollen ne spital dhe e lane vetem.

Natyrisht i lane dikujt nje shuk te mire lekesh te paguheshin per plakun e braktisur dhe iken te pabindur se leku sheron.

Zeri i babait te braktisur i ndiqte pas. Ai ze na mbeshtolli te gjithve sa ishim aty, u derdh koridoreve, mureve, u derdh gjthandej dhe me behet se jehonen e atij zeri e percjellin gjithe sendet e njerzit e botes e ajo jehone vjen e na percllet ne fytyrat tona te pacipa.

Share: