Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Lejuan ndërtime pa leje në Durrës, zbardhen emrat e të arrestuarëve mes...

Lejuan ndërtime pa leje në Durrës, zbardhen emrat e të arrestuarëve mes tyre, shefa rendi, policë e zyrtarë

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ emrat e 13 prej policëve të arrestuar mbrëmë në Durrës.

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për :

Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
Ermal Petova, OPGJ, Manze
Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
Nikollë Marku, OPGj, Manze
Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
Adem Lika , Ndërtues
Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhej se këta efektivë dhe zyrtarë dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut dhe akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Hetimi i SHÇBA zgjati disa muaj, me metoda speciale, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Share: