Kancelarja gjermane Angela Merkel, viziton sot Moskën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me ngritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Kremlini tha se në takim do të adresohet “situata në Siri dhe Libi si dhe përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar”.
Sulmi ajror i SHBA-së la të vdekur gjeneralin Iranian Kasem Soleimani, që kishte drejtuar Forcën Speciale Kudsi të Iranit, e cila ishte emëruar organizatë terroriste nga SHBA-ja.
Sulmi ngriti frikën e një konflikti të ri të armatosur në rajon.
Pjesë e këtyre tensioneve është edhe rrëzimi i aeroplanit ukrainas duke lënë të vrarë 176 pasagjerë menjëherë pas nisjes nga Teherani. Irani deklaroi të shtunën se gabimisht kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas.
Merkel dhe Putin ishin takuar muajin e kaluar në Paris si pjesë e përpjekjeve për të vendosur armëpushimin në lindje të Ukrainës. /Opinion.al