NGA PIRRO PRIFTI
Përse protestat e studentëve mbeten të politizuara?
Me fillimin e vitit të ri 2020 krahas problemeve të emergjencës për shkak të tërmetit të tmerrshëm 6.5 ballë Rihter për shkak të të cilit është vendosur gjendja e Emergjencës feri në muajin mars, krahas dëshirës së madhe të popullatës për t`ju kthyer normalitetit edhe për shkak të sindromës masivë të stresit post traumatik, i cili mund të identifikohet me panikun masiv, krahas konfliktit politik të stërzgjatur midis opozitës ekstra-parlamentare me mazhorancën (konflikt ky i stisur dhe i menaxhuar për llogari të ish-kryeministrit), krahas largimit valë valë të popullatës kryesisht asaj të re, në drejtim të kërkimit të punës me paga të larta dhe të një stabiliteti ekonomik, ekzistojnë dhe problemet e pazgjidhura plotësisht të arsimit të lartë në Shqipëri.
Para se të hidhemi se çfarë kërkojnë studentët, le të shohim shifrat e parave që shteti shqiptar harxhon për arsimin e lartë në Shqipëri. Fondet për vitin 2020 për arsimin e lartë do të jenë 9,83 miliardë lekë dhe Fonde për Shkencën për vitin 2020 do të jenë 6.8 milionë lekë. Të krahasuara me vitin 2016 ato janë 40-50% më të larta respektivisht. Buxheti i MASR në % ndaj GDP së Shqipërisë është 2.29% me tendencë rritje në vitet në vazhdim, me pak diferencë ndaj viteve të kaluara; dhe Buxheti MAS në % ndaj Shpenzimeve Publike në Shqipëri është 7.8 % me tendencë ulje kjo e fundit për vitet në vazhdim. Buxheti në % i Arsimit ndaj GDP është 3.35%. Fondet e miratuara në formë“granti për mësimdhënie për i AL publike”, për vitin 2020-2022 janë në masën nga 9.8 miliardë në vitin 2020 në 11.3 miliardë lekë në vitin 2021, si dhe në 12 miliardë lekë në vitin 2022, me një rritje mesatare vjetore që shkon nga 7.4%, në 12.2% në vitin 2021 dhe në 9.1% në vitin 2022 (http://www.instat.gov.al/…/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-g…/).
Po të flasim me këto shifra dhe ti referohemi shteteve të Europës Perëndimore këto shifra janë të ulura dhe përbëjnë problem të madh për ecjen përpara të Arsimit të Lartë në Shqipëri. (http://documents.worldbank.org/…/447480NWP0ALBA1ragmentatio…). Turqia e ka GDP për Arsimin e Lartë Publik 1.5% dhe për atë privat 0.5%; Italia e ka GDP për Arsimin e Lartë 0.5% dhe për atë privat 0.3%; Greqia për Arsimin e Lartë e ka 0.6% dhe për atë privat nuk ka; Polonia e ka GDP për Arsimin e Lartë 0.9% dhe për atë privat 0.2%. Përsa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor ato janë të papërfillshme kështu që rritja e shpenzimeve për Arsimin e Lartë Publik sipas INSTAT (shih më sipër) tregojnë se shteti shqiptar dhe qeverisja e viteve të fundit sidomos pas protestave të studentëve të vitit të kaluar, ka rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshëm qoftë gjatë qeverisjes socialiste, qoftë gjatë qeverisjes kur ka qenë opozita. Protestat e studentëve që po organizohen nga disa drejtues pedagogë të universiteteve publike të Tiranës, komentet e tyre në media lënë totalisht për të dëshiruar sepse më tepër është tendenca për të ngritur në protestë studentët të cilët nuk kanë rezultate të mira në fakultet, duke i kamufluar kërkesat e studentëve me slogane politike.
Gjithashtu duke dalë në media, këta drejtues protestash kamuflojnë difektet teknike të universiteteve duke i drejtuar këta studentë të dobët, madje dhe të politizuar kundër Ligjit për Arsimin e Lartë në një kohë që për studentët ka rëndësi parësore studimi, laboratori dhe praktikat, puna kërkimore -shkencore. E gjithë kjo tymnajë e organizuar nga këta drejtues protestash që kanë qëllime politike, në vend që të lënë studentet të qetë dhe të merren me punime laboratorike dhe kërkimore, këta pafillë i drejtojnë studentët duke i shtyrë (apo edhe duke iu ofruar ndoshta lehtësira për vende pune në të ardhmen), për të protestuar në mënyrë që të dëmtohen punët. Universitetet publike me sa duket edhe për të ndikuar mbi zgjedhjet e ardhshme nëpër universitetet publike. Është e qartë se arsimi i lartë publik ka probleme të mëdha të pazgjidhura dhe një nga problemet më të rëndësishme është rritja e investimeve për laboratorët, për praktikat profesionale, kërkimin shkencor dhe për pagat e pedagogëve, të cilat duhet të zgjidhen jo vetëm nga qeveria nëpërmjet paktit me universitetet dhe me VKM-ra, por edhe realisht duke parë se si po shkojnë punët në vazhdimësi. Dhe për këtë nuk ka nevojë që të zgjidhen me protesta rruge. Problemi real tjetër që haset në universitetet publike dhe i cili kërkon zgjidhje të menjëhershme janë mitmarrjet nga ana e pedagogëve kryesisht në disa universitete. Sigurisht mitmarrjet duhen verifikuar me shkrim dhe marrjen e masave nga Këshillat e Etikës së Universiteteve ndoshta edhe penale.
Kjo mund të kërkojë protesta tek ato universitete publike ku edhe vihen re, por nga këto lloj protestash nuk ka deri tani dhe kjo tregon për një pakt të heshtur midis studentëve të dobët që protestojnë për ndryshimin e ligjit (me nxitjen e politikanëve), me pedagogët që marrin rrushfet! Përsa i përket ciklit të tretë të studimeve, studentët nuk ka përse të ngrihen në protesta, sepse cikli i tretë është komplet shkencor e kërkimor dhe kërkon një zbatim rigoroz të Ligjit të Arsimit të Lartë të vitit 2015 dhe VKM-së të vitit 2018 dhe 2019 për ciklin e tretë, bazuar në projektet përkatëse. Sigurisht kërkimi shkencor kërkon buxhet dhe investime të mëdha dhe këtu ka probleme të mëdha për t’i fituar këto investime nëpërmjet projekteve. Së fundmi një nga problemet e mëdha por jo shteruese është largimi i studentëve dhe pedagogëve jashtë shtetit, i cili është një fenomen që prek kryesisht vendet e vogla dhe të pazhvilluara.
Në këtë rast për universitetet publike, por dhe ato private të shtetit shqiptar duhen krijuar projekte dhe programe jo vetëm për të rritur pagat, por edhe për të rritur e përmirësuar mjediset e punës dhe bashkëpunimet me shtetet më të fuqishme në mënyrë që ky kontingjent të mos iki jashtë shtetit, ose edhe nëse do të iki duhet të kthehen. Edhe këtu nuk është e nevojshme që studentët të ngrihen për protesta për një problem që nuk u përket as programeve Bachelor dhe as programeve Master. Pra nxitësit e protestave studentore do të duhej të drejtoheshin drejt problemeve të përmirësimit të kushteve të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, laboratorëve, praktikave, rritjes së investimeve ndaj tyre dhe për krijimin e dormitorëve.
Në këtë rast pakti i qeverisë i ka pranuar këto mangësi dhe po punon për ti rregulluar; atëherë dhe këta drejtues nëse do të ishin të paanshëm duhej ta linin qeverisjen të punojë. Për fat të keq një grup jo i vogël i opozitës së rrugës përpiqet të dëmtojë rëndë universitetet ashtu si dëmtoi ato para vitit 2013. Shpresojmë që studentët e sotëm të mos përkrahin këta protesta-nxitës të politizuar, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me arsimin e lartë.