Home KRYESORE Profil/ Kush është kryebashkiaku që dyshohet se konsumon kokainë. E mohon kete...

Profil/ Kush është kryebashkiaku që dyshohet se konsumon kokainë. E mohon kete akuze

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se kryebashkiaku i Bulqizës është personi që konsumon kokainë në pamjet e publikuara disa orë më parë në media.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë”, tha ai, duke iu referuar kështu kryebashkiakut Lefter Alla.

Ky i fundit mori drejtimin e Bashkisë së Bulqizës pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar duke zëvendësuar dajën e tij, Melaim Damizi i cili drejtonte këtë bashki nga viti 2015. Më parë ai ka mbajtur postin e kreut të PS në Bulqizë.

Lefter Alla lindi më 20 janar, 1972, në Topojan të Bulqizës. Menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme pedagogjike në qytetin e Peshkopisë, midis viteve 1989-1991 punoi si mësues në shkollën 8-vjeçare “Xhevdet Doda” në Bulqizë. Gjatë viteve 1991-1994 kreu studimet për mësues edukimi fizik në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Tiranë.

Pas vitit 2000 e në vazhdim, Alla ka vijuar të jetë aktiv si biznesmen në shoqërinë “Alb Leaa International” shpk që operon në fushën e ndërtimit dhe minerareve.

Lefter Alla është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Më 29 tetor 2019 djali i tij, Enio Alla, është ndaluar nga forcat e policisë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij është gjetur një sasi kanabisi. 19-vjeçari, u ndalua në rrugën ‘Jusuf Vironi’, pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Por kjo nuk është e vetmja situatë problematike ku janë përfshirë familjarë të tij pasi në 18 shtator, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zjarri vëllai i tij Vangjel Alla në një konflikt me një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Ditën e sotme është publikuar një video ku pretendohet se personi që konsumon kokainë në ambientet e një lokali është Lefter Alla. /Opinion.al

Pamjet e një personi që konsumon kokainë në një ambient publik qarkulluan sot në media madje duke u denoncuar se ai është një nga kryebashkiakët e vendit.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, tha në një konferncë për mediat se personi që konsumon kokainë është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Pas këtyre akuzave, vetë Alla ka reaguar duke mohuar gjithçka.

“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”. deklaron kryebashkiaku i Bulqizës në një prononcim për Neës24 teksa shtoi se “video është e montuar, po më sulmojnë politikisht”.

Lexo edhe: Profil/ Kush është kryebashkiaku që dyshohet se konsumon kokainë

Pamjet e një kryebashkiaku që konsumonte kokainë në një ambient publik u paralajmëruan në emisionin Opinion nga gazetari Artan Hoxha ndërsa sot një pjesë e tyre janë publikuar në media. /Opinion.al

Share: