Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, ka deklaruar se nëse projektligjet e medias miratohen në seancën plenare në formën e tyre aktuale, kjo do të rrezikojë shanset e Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.
“Grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet ti përmbahet kritereve të Kopenhagenit, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat. Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në séance plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Europës”, shkruan Lega në Tëitter.
Kujtojmë se e ashtuquajtura paketa ‘antishpifje’ u kthye nga Presidenti, Ilir Meta për rishqyrtim pasi u miratua në Kuvend. Megjithatë dekreti i presidentit u rrëzua në komisionet parlamentare dhe tashmë pritet të votohet për rrëzimin e tij në Kuvend çka do të thotë se ndryshimet në ligjin e medias do të hyjnë menjëherë në fuqi. /Opinion.al
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>5010:31 AM – Dec 18, 2019 · Strasbourg, FranceTwitter Ads info and privacy16 people are talking about this
David Lega✔@DavidLega · Dec 18, 2019
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>
<— If the Rama administration approves the media legislation in plenary in its current form it will seriously endanger the chances for opening of EU membership negotiations. They need to comply with the recommendations issued by the European Commission and the Council of Europe.