Vuçiç: Qeveria është një regjim, kërkojnë asgjësimin e popullit serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot se ka anuluar vizitën në Malin e Zi, ku do takohej me komunitetin serb. Pas një takimi që ka zhvilluar me Paktriarkun e Beogradit, Irinej, Vuçiç doli në një deklaratë për mediat, ku njoftoi dhe vendimin e tij.
Në fjalën e tij ai bëri dhe akuza për autoritetet në Malin e Zi, duke e konsideruar qeverisjen malazeze si regjim i cili kërkon të ulë numrin e serbëve në Malin e Zi deri në asgjësim.
“Serbët përfaqësojnë 28.5% të popullsisë në Mal të Zi dhe janë të vetmit të papërfaqësuar në elektorat në gjithë Rajonin e Ballkanit. Është një diskriminim dhe ndaj Kishës Ortodokse të Serbisë. Por vendosa bashkë me Irinej të anuloj vizitën tek serbët në Mal të Zi për të respektuar pavarësinë e tyre. Prej vizitës time, edhe pse nuk do të kishte fjalime politike mund të kishte përplasje dhe mund të lëndoheshin serbët në Malin e Zi. Ne jemi vëllezër me ta, por vëllezërit duhet të respektohen.’’- tha Vuçiç.
Po ashtu Vuçiç, foli dhe për tensionet pas sulmit në Ambasadën e Malit të Zi në Beograd, duke thënë se ky institucion mbrohej nga 1 mijë policë. Anulimi i vizitës vjen pak ditë pas rritjes së tensioneve mës dy vendeve, që u shkaktuan nga miratimi i ligjit për liritë fetare nga Parlamenti i Malit të Zi.