“Tërmeti natyral dhe ‘Kuzguni’ – telenovela turke, tërmeti artistik – në Shqipëri”.
Sa për të sdramatizuar pak për tërmetin në Shqipëri nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, për një vëzhgim të shpejtë social mbi mentalitetin shoqëror e kulturor atje.
Marr shkas nga një status që bëri dje këtu, në kohë reale me tërmetin, një mikja ime në Tiranë.
Ajo shkruajti se:
“As tërmeti nuk i shkuli njerëzit nga shtëpia dje, se ishin të gozhduar para televizorit, duke ndjekur telenovelat turke, “Kuzgunin”, që i budallallepsën njerëzit që nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në mesnatë…!” 🤔
Atëherë, them se “sizma” social bëhet me një magnitudë akoma më të rëndë sesa ai natyral në këtë mënyrë, apo jo…?!
“Kuzguni”, unë nuk e di se ç’është saktësisht: se është person, vend a ngjarje turke.
Vetëm se mund të them:
“O Kuzgun, po ndenjën njerëzit “me ty” edhe para tërmetit, ty të lumtë, qenke fenomenal, tërmet shpirtëror për antonomazi…!”