Me date 10 dhjetor, Komiteti Shqiptar i IWPG, organizoi ne Kombinat, ne qendrën e Shoqatës për gratë dhe femijet, ne bashkëpunim me Shoqatën Ne Dobi te Gruas shqiptare, ndarjen e disa ndihmave ne kuadër te aksionit kombëtar për te ndihmuar te prekurit nga termeti.
Ne zonën e Kombinatit, ka ende familje qe jetojnë neper çadra, familjet aty kane fëmije dhe shuma nga këta fëmije, janë me aftësi te kufizuar.
Familjeve te mbledhura ne ambientet e shoqatës, iu shperndane çorape te ardhura nga IWPG-Seul, 20 çorape për fëmije dhe 20 çorape për gra.
Gjithashtu iu ndanë dhe veshje për gra, te siguruara nga shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare dhe fletore, vizore dhe lëngje, te siguruara nga Shoqata Per Grate dhe femijet.
Falënderojmë IWPG per ndihme dhe gadishmerine qe tregoi, duke iu gjendur pranë këtyre familjeve.