Home Gjeo-Ekonomia Sulmi i Iranit/ Ajatollah Khamenei: I dhamë një shuplakë SHBA

Sulmi i Iranit/ Ajatollah Khamenei: I dhamë një shuplakë SHBA

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei i është drejtuar sot popullit të tij pas sulmit me raketa në dy bazat ushtarake amerikane në Irak.

Ai tha se Irani i dha SHBA “një shuplakë në fytyrë natën e kaluar”. Khamenei tha “ky rajon nuk e pranon praninë e SHBA”.

“Aksioni ushtarak në këtë mënyrë, nuk është i mjaftueshëm. Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës në rajon, që është një burim korrupsioni, duhet të marrë fund “, tha ai.

Khamenei gjithashtu tha se Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist” i cili ishte “i padrejtë”.

“Populli i Iranit dha një përgjigje shtypëse,” tha Khamenei, ndërsa turma brohoriste, “Vdekja për Amerikën”.

Duke folur para një sallë të mbushur, Khamenei vlerësoi të vrarë gjeneralin Qasem Soleimani, duke e quajtur atë “të guximshëm” duke shtuar, ai “nuk kishte frikë”.

Khamenei tha se vdekja e Soleimani do të thotë “një revolucion është i gjallë”.

Televizioni shtetëror iranian deklaroi pas sulmit se ishin vrarë 80 ushtarë amerikanë por nuk paraqiti asnjë provë për këtë. Ndërsa burimet nga SHBA dhe vende të tjera Europiane si dhe nga Iraku kanë raportuar se nuk kanë patur asnjë viktimë. /Opinion.al

Share: