Ambasadorja amerikane Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ky takim vjen pas një seri takimesh të ambasadores më ministrat e kabinetit “Rama”, kryeprokurorin dhe kreun e SPAK.
Pas këtij takimi ka reaguar, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se të dy vendet kanë prioritet të përbashkët. Gjithashtu, kryeministri shkruan në rrjetet sociale, se takimi koinçidoi dhe më mbledhjene e qeverisë për të kaluar paketën AntiKÇK&Ligjin Special “për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”.
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”-shkruan Rama.
Ndërkohë, ka reaguar dhe amabasada e SHBA në Tiranë, duke u shprehur; “Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. #ShbaQendronKrahShqiperise”./ Opinion.al