Home KRYESORE Nje politikan si Kadri Veseli! Nga Bledian Koka

Nje politikan si Kadri Veseli! Nga Bledian Koka

Ne Kosove dje ka ndodhur nje akt i paprecedente, por realisht i mjaft kuptimte per ate cka duhet te jete nje qendrim shtetari. Kryetari i PDK-se, Kadri Veseli ka bojkotuar dhe per mendimin tim ka bere shume mire, nje takim te thirrur me forcat politike nga shefi i politikes europiane Joseph Borell ne Prishtine.

Ne argumentimin e tij te bere publik zoti Veseli thote se: Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik dhe mesazh se takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja!

-Logjika e do se Zoti Veseli i ben kete akt si pjese e nje strategjie politike e nje partie ne opozite nga e cila meton te rifitoje me shume peshe politike permes levizjeve te forta, por pak rendesi ka kjo. Sepse dje, bojkoti i pa ekuivok qe nje politikan shqiptar beri ndaj nje “nderkombetari” qe vjen e na i mbledh shtetaret tane si dele pa bari orar pa orar, me ka pelqyer fort besa. Akti i djeshem i Zotit Veseli, eshte nje qendrim i forte dhe mjaft i qemtuar per te cuar mesazhin se shqiptaret (sidomos ata te Kosoves) nuk jane mall pa zot qe mund te kembehet ne natyre sipas nevojave momentale te aksh politikanesh ne hall.

Apo ajo tjetra qe shqiptaret e Kosoves firmosin lloj koncesionesh ne favor te serbit ne kembim te liberalizimit te vizave qe sa vjen e shtrengohet dhe me shume, me genjeshtra europejsh pa turp. Pasqyra tjeter eshte Tirana ku ngerdheshja, nenshtrimi, turravrapi e qurravitja pa fre ndaj cdo “nderkombetari” qe i bie rruga ne Shqiperi eshte nje turp gjithe e me i pagelltitshem dite mbas dite…, sidomos keto kohe!

p.s…Bravo Zoti Veseli!

Share: