Jak Prenga, 49-vjeçari i marrë peng më 17 janar, ka humbur jetën si pasojë e humbjes së gjakut pas dhunimit nga pengmarrësit.
Lajmin e bëri të ditur policia e cila dha sot variantin zyrtar të ngjarjes.
Më 17 janar, në rrugën London, në Kamëz, disa persona dhunuan dhe rrëmbyen 49-vjecarin Jak Prenga. Ata e kanë futur në makinë për ta transportuar në resortin “Golden”, por viktima ka humbur jetën rrugës nga gjakderdhja e terpërt.
Nga kamerat e sigurisë së resortit është parë se rrëmbyesit nuk e kanë nxjerrë trupin nga makina, por pasi kanë vënë re se është ka humbur jetën, janë nisur për të zhdukur trupin.
Më pas, kur makina ka mbërritur sërish në resortin Golden, nga ajo kanë zbritur vetëm autorët e krimit dhe jo viktima.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Bajram Hajrin, djali i tij, Leonard Hajrin, Olsi Turjen dhe Elton Hajrin. Policia ka shpallur në kërkim dhe 6 persona të tjerë. Ajo po punon ende për gjetjen e trupit të viktimës.
Resorit “Golden” në Shijak është në pronësi të Altin Hajrit, i njohur dhe si një prej kryenarkotrafikantëve më të fortë në vend.
Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e Jak Prengës ka pasur me bandën e Hajrit për në Britaninë e Madhe për një sasi të padorëzuar kokaine.
Veprat për të cilat akuzohen katër të arrestuarit janë “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “moskallëzimi i krimit”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”./Exi.al