Home KRYESORE Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime!

Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime!

Nga Edlira Gjoni

Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme e me 12 mijë njerëz që ngrijnë nga të ftohtët në pritje të vendimeve në emë të tyre:

Në ashensor u ndesha me tre zonja e dy zotërinj të niveleve të larta vedimmarrëse që më bënë të ndjehesha e veshur pa lidhje.

Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime, bashkë me shpenzimet jetike brenda.

Ditë e zakonshme pune, ndaj hyra në holl me:

  • Fund OVS, 28 euro
  • Bluzë Ann Taylor, 30 dollarë
  • Pallto Tahari, 99.99 dollarë
  • Këpucë e çantë Tamaris, 70 e 90 euro

Dhe të gjitha këto hyjnë tek veshjet e mia “të shtrenjta”, por i kam gjurmuar në sezonin e uljeve dhe jam e kënaqur t’i kem! Të gjitha këto përballohen nga të ardhurat mujore, por nuk ka shans të jenë blerë për një muaj.

Po nëse unë punoja në administratë, si zonjat në ashensor, me 70 mijë lekë në muaj. Ja 80 mijë! Si do i bleja:

  • Këpucët portokalli (pra akoma më të pazakonta, dmth më të shtrenjta), nga McQueen, mbi 3 mijë euro?
  • Kostumin me pantallona, 2500 euro?
  • Pallton 4 mijë?
  • Çantën Michael Cors?
  • Syzet Miu miu?
  • Bizhutë Versace?
  • Kurimin te parukieria në bllok?

Të gjitha këto teksa 3 zonjat e dy zotërinjtë, po aq të pispillosur, po shkonin në një aktivitet politik në Shqipërinë me çadra!

Mua m’u duk vetja vërtet jashtë vendi në atë ashensor e holl xixash inferioroteti, por kur dola jashtë, edhe kaq sa kam veshur më ngjanë të tepruara!

Share: