Home Gjeo-Ekonomia “Vllau edhe të mërzit ndonjëherë”, Majko apel për marrëdhëniet me Kosovën

“Vllau edhe të mërzit ndonjëherë”, Majko apel për marrëdhëniet me Kosovën

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko mbajti sot fjalën e tij në Prishtinë ku ishte i ftuar në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” ku bëri një apel të fortë për një bashkërendim të qëndrimeve të dy vendeve teksa kujtoi edhe kohën e vështirë të luftës.

Majko ishte kryeministër në kohën kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të shpërngulen në Shqipëri prej luftës. “Kemi bërë vetëm detyrën” tha Majko duke iu referuar periudhës kur shqiptarët hapën dyert dhe pritën mijëra njerëz nga Kosova.

Megjithatë ai nuk la pa sjellë në mëndje përplasjet e sotme mes liderëve të dy vendeve të cilat lidhen me një sërë çështjesh. “Tani a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit”, tha Majko duke shtuar se kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për mos e duruar njëri tjetrin.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemibërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindonjeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vellau shpirtin ne maje te hundes, ah vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”- tha ai.

Majko i ftoi të gjithë për një reflektim mes të gjitha palëve duke kujtuar kohët e shkuara kur sipas tij edhe pse përfaqësuesit socialistë ishin gati të vriteshin me Sali Berishën, prap se prap u ulën e u bashkuan.

“Se bashku me Ilirin, edhe shume te tjere, mes te cileve edhe ai qe eshte sot kryeminister i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq te bindur, edhe te forte, ju siguroj qe ishim te shqetssuar, te frikesuar se do na kujtohej emri brez pas brezi per te keq, por nuk mund te le pa thene ate qe tha Presidenti Meta, u mblodhem te majte e te djathte, komuniste balliste, legaliste. Me Sali Berishen ishim gati te vriteshim ne ’97, por pas masakres se Recakut, u mblodhem, i thirren te gjithe partite e opozites dhe fjalia qe thame ishte: Kur serbet na vrasin ne duhet te bashkohemi. Tanime ne nje kohe tjeter, ne ne keto kushte te veteperkufizimit tone, nga momenti i veshtore duhet te shikojme pak me larg. Une nuk jam nga ata qe fal kollaj, por ja qe kam filluar ta bej. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet te jemi gjithmone bashke”- tha ai.

Këto fjalë të Ministrit të Diasporës vijnë në një kohë kur tensionet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë të pakta. Kryeministri Rama ka ngritur padi për shpifje ndaj homologut kosovar Haradinaj ndërsa nisma e ‘minishengenit’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pa përfshirë Kosovën është parë me sy kritik nga të dyja palët. /Opinion.al

Share: