Home KRYESORE Vrasja makabër e kunatës/ Zbardhet dëshmia e autorit: Piva gjithë ditën alkool,...

Vrasja makabër e kunatës/ Zbardhet dëshmia e autorit: Piva gjithë ditën alkool, pastaj nuk mbaj mend asgjë

Zbardhen pjesë nga dëshmia e Erdet Çapokut, dhënë sot në Policinë e Kamzës, pas arrestimit si autor i vrasjes së kunatës së tij, Enkeleda Çapokut, 39 vjeçe.

Referuar burimeve jo-zytare në Prokurori, gazetarja Anila Hoxha raporton se, autori pretendon se ka humbur vetëdijen pasi ka kryer vrasjen makabër.

Vrasësi ka deklaruar se “ishte larguar nga banesa pas ngjarjes me mendimin për t’u vetëdorëzuar”, por më pas kishte humbur vetëdijen.

Të njëjtat burime jo-zyrtare nga Prokuroria pohojnë se veç përdorimit të alkoolit ka dyshime që vrasësi të ketë qenë edhe nën efektin e drogës, megjithëse nga marrja e dëshmive prej agjentëve të krimeve në Komisariatin e Kamzës rezulton se 34 vjeçari e ka kërcënuar disa herë me vrasje kunatën e tij.

Enkeleda Çapoku, burri i së cilës ndodhet në burg, u vra në dhomën e saj të gjumit, teksa flinte me vajzën 18 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, vëllai i burrit hyri me forcë në shtëpi dhe personi i parë me të cilin është përballur ka qenë mamaja e Enkeledës, të cilën e ai e ka goditur, dhe me pas ka shkuar në dhomën ku Enkeleda flinte. Ai e ka goditur Enkeledën me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen në vend.

Dëshmia në Polici 

“Dje isha pushim, nuk dola në punën që bëj si fatorino. Piva gjithë ditën alkool. Jetoj me qira në “Rrugën e Burgut”. Pasi piva alkool deri në orën pesë mbasdite mbaj mend qe pashë edhe ndeshjen me Barcelonën. Pastaj nuk mbaj mend asgjë,  s’di se çfarë kam bërë.”

Kjo është alibia për vrasjen e 34 vjeçarit përpara uniformave blu, e cila zbardhet nga gazetarja Anila Hoxha.

“Di që u çova nga lokali me mendimin për të shkuar afër shtëpisë, pasi gjithë ditën qëndrova në Paskuqan”, ka vijuar autori i akuzuar për vrasjen.

Erdet Çapoku ka pretenduar gjithashtu se i ka kërkuar vëllai në burg që t’i ruante gruan.

“Im vëlla më thoshte përherë ruaje nusen time, unë dhe ajo kishim përherë debate. Prej muajsh jetoja me qira”, ka treguar Erdeti.

Vrasësi 34 vjeçar, deri dy vite më parë, ka jetuar në shtëpinë e Enkeledës, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit prej shtatë vitesh ndodhet në burg.

Por në një moment, Enkeleda vendos t’a largojë kunatin e saj nga shtëpia, dhe Erdeti del në një tjetër shtëpi me qira. Këtu dyshohet se lindën pikërisht edhe konfliktet pasi Erdeti i kërkonte Enkeledës, orendi dhe sende shtëpiake. Konflikte këto që shuhen pasi ai merr orenditë që kishte kërkuar.

Edhe pse kishte urdhër mbrojtje Enkeleda vazhdonte të ishte nën kërcënimet e Erdetit, kunatit të saj, i cili i kishte kërkuar viktimës të tërhiqte denoncimin në të kundërt do ta vriste. Akt të cilin e finalizoi mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e viktimës.

Top Channel

Share: