Home KRYESORE 2 marsi/ Meta: Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj përpara popullit

2 marsi/ Meta: Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj përpara popullit

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur komentit të aktorit Neritan Liçaj, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në tubimin e 2 marsit. Meta, teksa falënderon aktorin pjesëmarrjen shprehet se pret të gjithë artistët që më 2 mars të dalin në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan, se nëse Qeveria rrëmben Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin jo vetëm tetarin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare. Meta u bën thirrje gjithë shqiptarëve që 2 marsin ta kthejnë në një referendum për të mbrojtur Shqipërinë.

“Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

Duke iu referuar anëtarëve të Qeverisë, Presidenti shprehet se; “Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë.”

Komenti i Metës

Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare. Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë! Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari. Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe./ Opinion.al

Share: