Home KRYESORE “3500 euro ose do të vras”/ Vodhi motorin e tij në pikën...

“3500 euro ose do të vras”/ Vodhi motorin e tij në pikën e bllokimit, policia e sekuestron për së dyti. Kërcënon shokun që ju gjet mjeti

Një ngjarje e çuditshme është shënuar në Durrës ku një personi i është bllokuar motori nga policia, ai më pas në bashkëpunim me një person tjetër ka vjedhur motorin e tij nga pika e bllokimit.

Policia ka gjetur motorin, teksa pronari ka kërcënuar bashkëpunëtorin të cilit policia i ka gjetur motorin në banesën e tij së nëse nuk i jepte 3500 euro do ta vriste.

Ai është arrestuar në flagrancë nga policia, ku i është gjetur edhe një dozë hashash.

Durrës

Kërcënoi për ta vrarë bashkëpunëtorin e tij në vjedhjen e motorit që ia kishte bllokuar Policia, por arrestohet në flagrancë dhe i sekuestrohet edhe një dozë me lëndë narkotike heroinë.

Ndalohet edhe personi që ishte i kërcënuar, pasi rezultoi bashkëpunëtor në vjedhje.

4 ditë më parë Policia gjeti dhe sekuestroi edhe motorin e vjedhur në pikën e bllokimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, si dhe ndaluan shtetasin K. H., 24 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Arrestimi i shtetasit E. A. u bë, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. H., më datën 9 shkurt, ka vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të tij që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e shtetasit K. H.

Shërbimet e Policisë, më datë 11 shkurt bënë të mundur gjetjen e motorit dhe sekuestrimin e tij.

Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi Policia, ka kërcënuar  bashkëpunëtorin e tij shtetasin K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi K. H. ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e motorit nga pika e bllokimit, fakt të cilin ai e kishte mohuar kur u gjet dhe u sekuestrua motori.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

Share: