Nga Emin Azemi
Vuçiqi e paska kundërshtu hapur të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, lidhur me kërkesën që Beogradi të ndërprejë fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën…
Po i bie që Kosovës i ndalohet ta përmend reciprocitetin, kurse Uashingtonit i ndalohet të kërkojë nga Beogradi të ndërprejë fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën…
Pse?
Vetëm e vetëm që të arrihet marrëveshja finale Kosovë- Serbi…
E pse po deshka të arrihet me çdo kusht kjo marrëveshje, nëse njëra palë (Kosova) del kaq e nënshtruar nga Serbia dhe pse këtë nështrim e toleron Uashingtoni?
Pse Uashingtoni nuk bën trysni simetrike, si ndaj Prishtinës, ashtu edhe ndaj Beogradit?
Interes i kujt dhe kush po don që ta paraqes Kosovën jokonstruktive në raport me SHBA-të?
A po ndodhë një inxhinjering edhe mediatik në këtë drejtim, duke e reduktuar problemin Kosovë-Serbi në qasje gjoja joparimore të Prishtinës kundrejt angazhimit dhe kontributit amerikan në tejkalimin e problemeve të hapura?
Pse mediat dhe njerëzit e dijes në Kosovë nuk po merren pak më shtruar me këtë çështje, sepse amerikanët kanë nevojë për sqarime shtesë. Sepse në sferën publike të rajonit me të madhe po vepron diskursi mediatik i Sputnikut dhe, qëllimi i të cilit është armiqësimi me çdo kusht i shqiptarëve të Kosovës me adminsitratën e Presidneti Trump.
Këshilltarët e Ambsasdorit Richard Grenel a po ia sqarojnë sa duhet shefit të tyre këto shqetësime, dilema e prapaskena, që lidhen drejtpëdrejt me një vend të vogël, si Kosova, e cila nuk do të mund të çlirohej pa ndihmëln e Amerikës…
A ka të ngjarë që këta këshilltarë të jenë kaq sipërfaqësor dhe pa dashjen e tyre të fusin në kurthë një proces i cili nuk guxon të favorizoj deri në esktrem njërën palë (Serbinë) dhe të nënshtrojë palën tjetër (Kosovën)
e.a