Home POEZI Ad litteram… Nga Gladiola Busulla

Ad litteram… Nga Gladiola Busulla

Ad litteram
Botë oksimoronesh
me paqe të përgjakura,
heshtje shurdhuese,
e biseda me të vdekur.
Ndoshta s’do të kem kohë
të them as lamtumirë,
as të lë një vullnet të fundmë.
Vallë më fale pranverën
apo vjeshtën tënde?!
Shtrati yt,
njëlloj i ngrohtë, qe për mua.
Edhe në zbrazëtinë e ditëve terr.
Edhe në dëshirat e netëve të flakta.
Në tokën time
Çelën rrënjët e tua.
Mbi lëkurën tënde,
Dashurinë përshkrova
Ad litteram.

Share: