Home KRYESORE Administratorit të Vllaznisë i gjendet pako me eksploziv poshtë makinës

Administratorit të Vllaznisë i gjendet pako me eksploziv poshtë makinës

Një pako e dyshimtë është gjetur poshtë automjetit të administratorit të klubit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici.

Makina e tij tip “Benz” ishte e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, sot rreth orës 8:56 ka qenë vetë 46-vjeçari i cili ka lajmëruar policinë pasi ka konstatuar poshtë mjetit të tij një pako të mbështjellë me natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë pritet të mbërrijnë grupet e posaçme nga Tirana për të bërë hapur pakon e dyshimtë.

Administratori i Vllaznise Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bere denoncime.

Më përpara trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stërvitore si rasti i ish trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë. /Opinion.al

Share: