Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk është takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ata kanë qenë të ftuar në një tryezë të rrumbullakët nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Serb deklaroi se është takuar me Kurtin dhe e ka cilësuar debatin si të “ashpër”.
Por ai nuk ka pranuar të nxerrë detaje nga takimi me dyer të mbyllura. Megjithatë Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.
“Vuçiç ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë ndaj ai reagoi me nervozizëm.”, tha Kurti./Lapsi.al