Home KRYESORE Armë zjarri pa leje dhe dhunë ndaj gruas, tre persona bien në...

Armë zjarri pa leje dhe dhunë ndaj gruas, tre persona bien në pranga

Një 26-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi iu zbulua se mbante pa leje një pushkë. Ndalimi i personave me armë zjarri është një nga fushatat kryesore të policisë dhe për këtë në Kuvend kaluan edhe ndryshime ligjore të cilat rënduan dënimin.

Sipas njoftimit të policisë, i riu mbante armën e zjarrit në shtëpi por forcat e rendit ishin vënë në dijeni për këtë nga informacione të marra në rrugë operative dhe organizuan arrestimin e tij.

26-vjeçari me iniciale V.M u arrestua në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet ndërsa ndaj tij rëndon akuza ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

Efektivët e rendit kanë goditur gjithashtu dy raste të dhunës ndaj gruas, e cila është bërë mjaftë problematike ditët e fundit.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, i shtetasit E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas. Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. /Opinion.al

Share: