Home KRYESORE Bardhi zbulon kujt i përket mjeti i blinduar që Rama u largua...

Bardhi zbulon kujt i përket mjeti i blinduar që Rama u largua nga selia PS

Lajmi i djeshëm se Vladimir Gjuta u ndalua nga policia pranë selisë së Partisë Socialiste me një armë zjarri dhe një çantë ku kishte 120 mijë euro ngjalli diskutime për arsyet e pranisë së tij në atë vend, 15 minuta pasi kryeministri Rama kishte mbërritur në seli.

Pas këtij episodi, Rama u pa të mos hynte në mjetin e tij zyrtar por në një automjet ‘Lincoln’ me targa TR 0370 T, i cili u tha se është i blinduar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot se automjeti i blinduar është në pronësi të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit. Sipas tij Rama ka shkelur disa rregulla shtetërore për faktin që ka lëvizur me një mjet privat të blinduar.

Por Bardhi shtron pyetjen përse OFL nuk bën verifikimin e automjetit të blinduar ‘Lincoln’ i cili ai pretendon se është i vëllait të kryeministrit.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”, shkruan Bardhi. /Opinion.al

Share: