Home KRYESORE Detaje nga vdekja e nënës dhe dy fëmijët e saj në Ostren...

Detaje nga vdekja e nënës dhe dy fëmijët e saj në Ostren të Bulqizës

Ditën e sotme një nënë dhe dy fëmijët e saj ndërruan jetë si pasojë e e asfiksisë nga tymi i përhapur nga soba me dru, ndërsa vajza tjetër e familjes ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 45-vjeçarja Rajmonda Tola u gjend e pajetë në shtëpinë e saj në Ostrimë të Madhe në Bulqizë me të birin e saj 14-vjeçar F.Tola dhe vajzën 22-vjeçare Rudina.

Vajza tjetër 16-vjeçarja M.Tola ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme ishte fejuar vetëm pak ditë më parë dhe së shpejti do të kurorëzohej në martesë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në vdekjen e një nëne dhe 2 fëmijëve të saj.

Ka qenë kunata e Rajmondës, e cila paraditen e kësaj të premte  ka shkuar në banesë, por kur Rajmonda nuk i ka hapur derën ka njoftuar komshinjtë. Më pas ata kanë hapur me forcë derën e jashtme kanë gjetur trupat e pajetë në një dhomë dhe vetëm një nga vajzat me shenja jetë.
.

Share: